NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Ndahet nga jeta regjisori shqiptar, aktroi edhe në kinematografi…

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare regjisori Xhezair Dafa (1940-2020). Xhezair Dafa u lind në Borsh. Studimet e larta i kreu në degën e “Aktrimit” në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Në vitin 1966 u angazhua si asistent-regjisor në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”.

“Komisari i dritës”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Njësiti gueril”, “Pl.agë të vjetra” janë vetëm disa nga filmat ku punoi si asistent-regjisor. Është vlerësuar për kontributin që ka dhënë në filmat artistik si “Odiseja e tifozëve” (1972), “Duke kërkuar 5-orëshin” (1974), “Udhëtim i vështirë” (1977, Dafa, Llanaj), “Këshilltarët” (1979) apo“Intendenti” (1980).


Filmi i tij i parë dokumentar, si regjisor i pavarur ishte: “Iniciativa krijuese e masave” (1967), më pas “Kujdes” (1970), “Perla e Jugut”, “Blerim në bregdet”, “Bleron kjo lulja e Jonit” etj.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media