Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Malësia e Madhe Nikë Lekë Bunjaj. Nga miq të shkrimtarit, mësohet se ai ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pasi nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen.
Nikë Bunjaj lindi në Selcë të Kelmendit të Malësisë së Madhe me 6 dhjetorë të vitit 1936. Shkollën fillore dhe shtatëvjeçaren e mbaron shkëlqyer në vëndlindjen e tij, kurse shkollën e Mesme të Përgjithshme në qytetin e Shkodrës. Në vijim u diplomua për Gjuhë- Letërsi dhe Filozofi. Dy vite me pas kryen edhe kursin e lartë për Filozofi që për kohën ishte si mastër.
Mbas të gjitha këtyre studimeve të larta me rezultate të shkëlqyera merr gradën doktoraturën dhe më pas profesor shkencash.Që në moshën e femijërisë tregon talentin e tij në poezi e prozë. Në vitin 1960 fillon botimet e para kryeshisht në shtypin e kohës si në gazetën Rinia dhe në gazetën Bashkimi, por dhe në gazetën letrare Drita. Më botimin e Almanakut Shkodra arrinë të botoj krijimtari orgjinale për çdo numër të tij. Në vitin 1968 pranohet antar i Lidhjes se Artistëve dhe Shkrimtareve të Shqipërisë.
Nikë Bujaj është autor i më shumë se 22 librave me poezi, romancë, monografi, përmbledhje, tregime të zgjedhura dhe publicistikë që ka tërhequr vemendjen e lexuesit por edhe të kritikës që ka marrë shumë vlerësime jetësore për nivelin e tij artistik. Midis të tjerash mund të marrim si shëmbull “Drita në Malësi”, “Heroj që lindin në çerdhen e lirisë”, “Vëllime me Vjersha e Poema”, “Nora e Kelmendit”, “Zemra e Nënës”, “Mbretëresha me Zemër e Shpirt Shqiptare” etj., etj. Si shkrimtar, publicist dhe veprimtar shoqëror ai ka marrë mjaft tituj dhe vlerësime nga organizmat shtetëror dhe lokale, por edhe kombëtare dhe ndërkombëtare.