Raporto TI

Ndahet nga jeta njëri prej studentëve të Dhjetorit 1990, vuante nga një sëmundje e rëndë (emri)

Ndahet nga jeta nje nga studentet e dhjetorit, qe se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike. Per lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te Altin Qoshes ka reaguar edhe Partia Demokratike me nje mesazh ngushellimi.

Mesazhi i PD-se

Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.

27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.

Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.

Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!

I paharruar qofte mes nesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *