Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ndahet nga jeta Kurt Kola, simbol i persekucionit por edhe i qendresës ndaj diktaturës komuniste…

ShkodraWeb 29 January, 2022
kurt kola

Në orët e para të ditës së sotme, është ndarë nga jeta në moshën 85- vjeçare Kurt Kola, një nga simbolet e gjalla të persekucionit komunist, me një kalvar që e nisi në moshën 8 vjeçare. Lajmi për këtë humbje, e ka dhënë përmes një publikimi në Facebook djali i tij Bilal Kola.

“Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale. Eshte thuajse rregull perbashkues qe njerezit e zakonshem kane tendence te natyrshme dy procese ne jete: 1. Te minimizoje dhimbjet; 2. Te maksimalizoje kenaqesite.

Njerezit e jashtezakonshem fale konshiences se tyre te lartesuar, bejne perjashtim nga ky rregull. Ata gjithmone zgjedhin me koshience te bejne gjene e drejte, pavaresisht se kjo mund tu shkaktoje dhimbje! Kurt Kola nuk eshte thjeshte 1 njeri i jashtezakonshem, por eshte individi me I JASHTEZAKONSHEM qe une njoh! Lamtumire babush, jam i sigurte qe Shpirti yt do prehet ne Parajse!

Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e dites se sotme, deri ne oren 11:00 te Dielen, tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank- Rr. Kavajes.
Ceremonia mortore e varrimit kryhet diten e diele ne ora 11:00, Varrezat Sharre.”, shkruan Bilal Kola.

Kush ishte Kurt Kola

Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi i Shtetit për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë britanikë.

Në vitin 1945 kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbëra nga 13 persona. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak.

Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe zbehu luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri. Rreth moshës 15- 16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës e cila ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit.

Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkon në Greqi i pajisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara- OKB ku dhe tentoi të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurëve politikë i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai është dënuar sërisht me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish- të përndejkurit politikë. Kurt Kola ka shkruar gjithëashtu edhe dy libra “Ëndërra burg” dhe “Shqipëria Burg” në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtune 29 janar 2022…
Next: “Para një viti u merrte lekë kandidatëve për ti kandiduar”, Ndoka akuzon Bashën, tregon emrin e deputetit që pagoi 200 mijë…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.