Është ndarë nga jeta para kohe Prel Gjelaj, një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Lajmin e kanë dhënë miqtë e të afërmit e tij në rrjetet sociale. Prel Gjelaj ka qenë edhe kryetar i Komunës së Kelmendit në Malëisnë e Madhe. Për tre vite, nga 2000 deri në 2003, Prel Gjelaj ishte kryekomunar i Kelmendit, si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Vetëm 23 orëmë parë, në faqen e tij të Facebook, është publikuar një lajm i mirë, për ardhjen në jetë të nipit. “Kjosh jete – gjate nipi jem JOEL ….familja jone sot ka percjelle ket çast emocjonant te gezimit per ket dhurate qe na dha i madhi Zote si mbas 14 vite martese ardhjen ne jete te keti burri te vogel , por te gzushem sa majat e ketyre bjeshkeve ..prandaj te nderuar miqet e mi te fb. Kete gzime te veçante desha ta ndaj edhe me ju”, thuhet në postimin në Facebook.
ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllimet e veta familjarëve, të afërmëve, miqve të të njohurve të Prel Gjelaj për këtë humbje të njeriut të tyre të dashur.