
Kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, ish-drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro eshte ndare nga jeta sot, pas nje semundje te rende. Lajmin e hidhur e ka njoftuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duke shkruar në rrjetin social Facebook keto fjale:
“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!”, shkruan Kumbaro.







