Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ndahet nga jeta ish- deputeti i PD- së, Lulzim Basha i dedikon një shkrim të gjatë: Mësues dhe edukator model…

ShkodraWeb 8 April, 2019
selia pd naten

Është ndarë nga jeta, ditën e sotme, ish-deputeti i partisë Demokratike, Abedin Elmazi. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili në një postim në facebook shkruan se kontributi i tij akademik do të vijojë të jetë mes nesh si një trashëgimi brezash.

Basha shkruan më tej se, ish-deputeti i ndjerë tashmë e ka fituar vendin e tij në historinë e Partisë Demokratike dhe në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa shton se sipas tij, kush fiton historinë, ka fituar përjetësinë.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë mësova se sot u largua prej nesh dhe shkoi në amëshim Abedin Elmazi, deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, mësuesi dhe edukatori model i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërinë.

Bir i denjë i komunitetit çam të Vlorës, Abedin Elmazi ishte luftëtar i të drejtave të njeriut dhe themelues i Partisë Demokratike të qytetit bregdetar. Breza të tërë nxënësish mësuan prej profesor Abedinit jo vetëm matematikën, pasionin e tij të madh të rinisë, por edhe etikën, respektin për të vërtetën si dhe qëndresën përballë mekanizmave që përpiqeshin ta zvetënonin njeriun dhe ta shndërronin në një robot të diktaturës.

I lindur në Filat të Çamërisë, më 1 maj 1940, ai e njohu Vlorën si fëmija i shpërngulur nga vatra e vet, prandaj edhe mbeti gjithë jetën një luftëtar i të drejtave të njeriut, një atdhetar që e kishte për detyrë të përpiqej jo veç për dinjitetin e vet, por edhe për dinjitetin e nxënësit, dinjitetin e qytetit dhe dinjitetin e vendit, të gjunjëzuar nga flama e diktaturës.

Deri më 1990, Abedin Elmazi e mbajti të shartuar pasionin e tij për të vërtetën dhe saktësinë, ashtu siç e meriton matematika, me ambicien për të përparuar edhe në karrierën e tij shkencore. Ai ishte njëri nga figurat më të spikatura të filialit të Fakultetit Ekonomik në Vlorë, derisa diktatura e mbylli në 1982-in.

Me fillimin e Lëvizjes Demokratike në Shqipëri, ai ishte i pari që në zonën e vështirë të Vlorës, u shfaq ai që ishte i destinuar të bëhej, atdhetari dhe politikani që i duhej qytetit dhe Shqipërisë. U zgjodh deputet i qytetit të Vlorës dy herë radhazi, në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit si dhe ishte pjesëtar i ekipit legjislativ të Partisë Demokratike në triumfin e demokracisë, 22 marsin e 1992-it. Në parlament ai la shenjë për urtësinë e tij, ndërkohë që me hapjen e Universitetit “Ismail Qemali” ai iu rikthye qytetit të Vlorës, për të vijuar kontributin e tij në fushën akademike. Doktori i Shkencave Abedin Elmazi dha kontribut thelbësor në rigjallërimin e jetës universitare në qytetin bregdetar, pa e ndërprerë angazhimin e tij në fushën e të drejtave të njeriut.

Me largimin e tij, Profesor Abedini lë një boshllëk në mendjet e zemrat e të gjithë atyre që e njohën. Partia Demokratike humbi një themelues të sajin, ndërkohë që dega e Partisë Demokratike të Vlorës humbi një aktivist të pashoq.

Por kontributi i tij akademik do të vijojë të jetë mes nesh si një trashëgimi brezash, kurse aktivizmi i tij në fushën e të drejtave të njeriut një kujtim që do na nxisë të jemi më të vendosur në mbrojtje të lirive që i fituam në 1990-n.

E di që largimi i profesor Abedinit lë një dhimbje të pangushëllueshme tek fëmijët e tij, Liljana dhe Iliri. Unë i jam pranë ish deputetes tonë, pedagoges Liljana Elmazi në këtë çast të vështirë për të, me bindjen se bashkë me dhimbjen ajo përjeton edhe ndjenjën e krenarisë për kontributin që profesori la për të gjithë ne.

Profesor Abedin Elmazi tashmë e ka fituar vendin e tij në historinë e Partisë Demokratike dhe në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kush fiton historinë, ka fituar përjetësinë! U prehtë në paqe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rudina Hajdari shton “dozën” kundë PD-së: “Djegia e mandateve” atentat kundër demokracisë…
Artikull pasardhës: VIDEO/ Agron Tufa jep alarmin: Institucionet plot me ish-sigurimsa, 519 vetëm në polici…

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.