FOTOLAJM – Nard Ndoka “mobilizohet”, përballë Selimllarit të Veliajt, vendos tre VIP- a nga bota e spektaklit

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka “godet” sërish në rrjetet sociale. Batutat e tij pikante, këtë herë janë zëvendësuar me një foto në Instagramin e tij.


Në një fotografi, Ndoka shfaqet pranë këngëtarit Shpat Kasapi, balerinës Isida Mollaymeri, këngëtares Valbona Mema dhe gazetarit Ervin Kurti. Foton e shoqëroi me shkrimin “aksion” ku duket se i përgjigjet kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pasi Valbona Selimllari në krah të tij, zyrtarizoi kalimin në rradhët e PS- së.

Ky reagim ironik i Ndokës erdhi pasi Valbona Selimllari pozoi sot pranë Veliajt dhe tha se ka vendosur që të bëhet pjesë e familjes socialiste, pasi më herët të njëjtin veprim kanë ndërmarrë dhe figura si Landi Hysi apo Vikena Kamenica.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing