Partia Demokristiane ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të saj. Sipas Statutit, është kompetencë e kryetarit Nard Ndoka të thërrasë Këshillin Kombëtar, mbledhje që do të zhvillohet me 20 tetor 2022 në Tiranë.
Në njoftimin e shpërndarë nga Ndoka në rrjetet sociale, lexohet:
Diten e Enjte, me date 20 Tetor, mblidhet Keshilli Kombetar i Partia Demoktistiane të Shqipërisë. Në mbeshtetje të Statutit të PDK-se, kam vendosur ti propozoj Keshillit Kombetar për miratim dy N/Kryetar të PDK-se:
– Zonja Nasilda Shyti, Juriste, do të mbuloje organizatat partnere të PDK-se (Senatin Demokristian, Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor).
– Zoti Alban Gj Thika, DBA – Doctor of Business Administration, President i Kompanise Novaric, do të mbuloje Deget e PDK-se në diaspore, si dhe mardheniet nderkombetare (Unionin e Partive Kristian-Demokrate Europiane dhe Partite Popullore Europiane, PPE).
Keshilli do të marre edhe vendime të tjera politike dhe organizative! Ftoj të gjithë anëtarët e Keshillit Kombetar të marrin pjese, në mbledhje!
Alban Gj Thika është një emër i njohur në Shkodër. Ai ka kandiduar si i pavarur në zgjedhjet për kryebashkiak të Shkodrës përballë Lorenc Lukës, i cili rezultoi fitues. Alban Gj Thika mbahet mend për sloganin e tij “Voto Alban Gj Thika për një të ardhme pa ankth” por edhe për 216 votat e marra, duke u renditur i treti pas PD- së dhe PS- së. Ai ka jetuar për shumë vite jashtë vendit, ndërsa vitet e fundit është rikthyer në Shkodër. /ShkodraWeb/