Nard Ndoka “godet” sërish, ja komenti i ish- deputetit të Shkodrës për “non grata”-n britanike për Berishën…

Nard Ndoka “godet” sërish. Kryetari i PDK- së, i njohur për batutat e tij me mjaft humor, nuk ka munguar të komentojë as shpealljen “non grata” të Berishës nga Britania e Madhe.

Me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Ndoka tregon një histori familjare, duke dhënë edhe mesazhin lidhur me “non grata”-n më të fundit për ish- kryeministrin Berisha:


“Gjyshi im është denuar më pushkatim nga regjimi, si bashkëpunëtor me misionin Anglez, ndersa vellai i tij u denua me 13 vite burg politik.
Pastaj doli shprehja, “inglizi ngatërron botën”!”, shprehet Ndoka në publikimin e tij më të fundit.

Ish- kryeministri Berisha, aktualisht kryetar i PD- së, e zbuloi vetë letrën që kishte marrë nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe për shpalljen “non grata”, më shumë se një vit nga shpallja nga Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken.