Nard Ndoka flet për aleatin e ri opozitar- PDIU dhe tregon se kush janë “kokrrat” që i mungojnë pemës…

Loading...

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, e sheh pozitiv afrimin e partive të reja në frontin opozitar. Në një prononcim për “Panorama”, Ndoka sqaron se është momenti që fronti opozitar të zgjerohet jo vetëm me forca të reja politike, por edhe me individë dhe grupe interesi.

“Është normal afrimi i partive të reja. Ka ardhur momenti i zgjerimit të harkut opozitar edhe me forca politike, shoqata, grupe interesi dhe individë. Unë do vijoj të jem pjesë e opozitës”, sqaron Ndoka. Sipas kreut të demokristianëve, qëndrimi i tij ironik i disa ditëve më parë për afrimin e PDIU-së, lidhej me faktin se po afrohej një aleat i ri, por tre deputetët e tij kishin qëndruar me Kryeministrin Rama.

“Statusi im për ‘pemën pa kokrra’ të PDIUsë lidhej me faktin se u afrua një aleat, por pa marrë deputetët që dolën në logon e saj në zgjedhje. Por kjo nuk do të thotë që do të bëjnë kokrra prapë ata”, thekson Ndoka.

Aleatët e Bashës kanë kërkuar muajt e fundit me ngulm që të insistohet më shumë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, pasi, sipas tyre kodi aktual, është vrastar për partitë e vogla.

Loading...