Një sfidë e cila pritej të prodhonte gola dhe spektakël u mbyll në paqe me rezultatin 0-0. Në Gjermani Borussia Dortmund priti Barcelonën të lehtësuara pasi Interi kishte hedhur hapin e parë fals ndaj Slavia Pragas në një barazim 1-1. Në minutën e 57’ Marco Reus kishte shansin të zhbllokonte sfidën pas një penalltie të fituar nga talenti anglez Jadon Sancho por Reus u tregua jo i saktë.
Napoli ka mposhtur me rezultatin minimal 2-0 kampionët në fuqi të Liverpool. Dries Mertens shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e parë për të kaltrit në minutën e 85’. Një tjetër angleze Chelsea pësoi një disfatë të rëndë në Stamford Bridge ku u mposht nga Valencia me rezultatin 0-1. Spanjollët shënuan me Rodrgion në minutën e 70’ pas një skeme nga një goditje dënimi kurse Ross Barkley nuk shfrytëzoi një penallti në minutën 87’ por gjuajti traversën.
Në ndeshjet e tjera ‘’hirushja’’ e vitit të kaluar, Ajax fitoi binshëm në Amsterdam 3-0 përballë Lille.
Quincy Promes, Edson Alvarez dhe Tagliafico shënuan për holandezët. Leipzig mori një fitore me vlera në Portugali përballë Benficës me rezultatin 1-2. Golat për gjermanët u shënuan nga sulmuesi Timo Ëerner ndërsa për Benfican
Ndërkohë Salzburg ka prodhuar një rezultat tenistik në Austri ku ka mundur me rezultatin 6-2 përballë Genk. Në sy ra 19- vjeçari norvegjez Erling Braut Haaland i cili shënoi tre gola.
Grupi E
Napoli-Liverpul 2-0
Salzburg-Genk 6-2
Grupi F
Inter-Slavia Pragë 1-1
Borusia-Barcelona 0-0
Grupi G
Lion-Zenit 1-1
Benfika-Lajpcing 1-2
Grupi H
Ajaks-Lila 3-0
Çelsi-Valencia 0-1