
Napoli shpreson ta mbajë Hysajn në skuadër pasi për të po përgatit një marrëveshje të re. Shqiptarit i skadon kontrata në verën e vitit 2021 dhe për të janë të interesuara Arsenal dhe Manchester United.
“Calcio Mercato” raporton se ai është në bisedime me të kaltrit jo vetëm për të rritur jetëgjatësinë e marrëveshjes por edhe për një klauzolë të re. Klauzola aktuale është 50 mln euro dhe për të shmangur çdo lloj rreziku që vjen nga Anglia, por jo vetëm, ata po mendojnë ta çojnë në 80 mln euro.
Gjithsesi te Arsenal po përgatiten për ndryshime të mëdha në verë dhe përveç Hysajt që mbetet një nga objektivat kryesor, me gjasa Arsene Wenger do të largohet nga ‘topçinjtë’ pas 22 vitesh. Vendin e tij sipas ‘Daily Mirror’ pritet ta marë Thomas Tuchel.







