
Nga Blerti Delija
Sot eshte 28 Nentori, per nje komb normal, dita me e shenjte e tij. Pavaresia ne te gjitha vendet e botes unifikon, ne vendin tone percan. Fati, Zoti apo edhe manipulimi i historise po te doni, solli qe 28 nentori i 1443-es, i 1912-es te pasohet nga 29 nentori i 1944-es. Per vendet normale, edhe dita e clirimit nga pushtuesit ne mbarim te L2B, eshte mjaft e shenuar. Ne Shqiperi, nje krah i politikes nuk e feston, nuk e njeh edhe pse Kushtetuta e ka sanksionuar qarte, edhe pse administrata- e majte apo e djathte, e shfrytezon si dite pushimi.
Me kete panorama qe e shohim prej rreth 27 vitesh, u shfaq edhe dita e sotme. Hiporizia e mveshur me nacionalizem 48- oresh, na zuri syte permes ekraneve qe u pushtuan nga ata, qe teorikisht i keni votuar, i kemi zgjedhur. Edhe pse BE me nje studim ne financuar nga po ai vete, thote se te pakten 20% te votave shqiptaret i shiten apo i blene. Sot ishin nacionalistet me te medhenj te Europes e botes. Madje, kryeministri te prani te drejtuesve me te larte te shteteve shqiptare ne Ballkan, na prezantoi edhe logon e Vitit Jubilar te Skenderbeut. Nje logo e vendosur mbi nje yll te kuq, ashtu sic i pelqen kryeministrit tone, por nje yll jo me 5 por me 6 cepa.
E pas ketyre dy paragrafeve, e verteta e nacionalizmit eshte krejt tjeter. Opozita po na nxin faqen ne bote, duke folur poshte e perpjete keq per vendin e tyre, vendin tone, Shqiperine pra. Mazhoranca shkon edhe pertej, duke na ngjitur ne majen e vendeve me perqindjen me te larte te popullsise qe perdor kokaine dhe natyrisht, duke lene pas Holande per cilesine e kanabisit. Nacionalizmi eshte ne shkallen me te larte, po na bejne te njohur ne te gjithe boten me nje qellim te vetem: per te betonuar pushtetmbajtjen nga ana e tyre perjetesisht: here kuq e here blu.
Paragrafi i fundit, natyrisht eshte per ne, shqiptaret. Ketej e andej kufirit. Na kerkojne te ndjehemi krenare! Per ke? Per Kombin na thone! A ekziston ndokund ne bote nocioni Komb pa nje popull? Pa nje popull qe te pakten ka te garantuar buken dhe ato pak nevoja qe OKB perpiqet t’ua siguroje edhe tribuve ne Afrike? Per cfare duhet te ndjehemi krenar? Per ate qe, edhe pas 27 viteve na shohin si delen e zeze sapo kapercejme kufijte shteterore? Apo sepse po trumpetohet me te madhe ne Europe: me mire refugjatet e luftes nga Siria e Iraku se shqiptaret? Per cfare duhet te krenohemi? Per nje veper qe disa burra e materializuan para 105 viteve e keta qe sot i zevendesojne, e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflik ne qiramarrje 4 apo 8 vjecare? Per ke duhet te ndjehemu krenar? Per Luigj Gurakuqin qe vdiq i vrare ne Bari te Italise me 5 lireta ne xhep apo me Saimir Tahirin qe, edhe pse kerkonte 20 milion euro nga trafikantet, shoket e tij votuan se eshte i paprekshem nga prangat e ligjit?
E ne dite te tilla eshte bere tradite te urohet, te thuhet te pakten nje fjale: Gezuar! Por jo, sot do te uroja qe 28 apo 29 nentori tjeter, te gjithe kete klase pulitike qe krekoset me nacionalizem 48- oresh, ta gjeje aty ku e ka vendin: ne burg! Atehere Pavaresia apo Clirimi do te kishin nje kuptim per shqiptaret…