Ndërsa qeveria ka nisur një fushatë tjetër anti-informalitet kryesisht në vijën bregdetare, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se bizneset që janë pranë qeverisë tolerohen. Një tatimor nga Lezha thotë se kishin monitoruar një bizës në afërsi të portit të Shëngjit, ku kanë zbuluar se nuk përdorej në asnjë rast kasa fiskale. Pasi kanë kryer kontrollin, janë marrë në telefon duke u kërkuar që të tërhiqen mbrapsht.
Postimi i Berishës:
Ja si kontrollohen bizneset e n.arkopartisë! Lexoni mesazhin e tatimorit dixhital. sb
Prsh doktor te uroj shendet. Te shkruaj nga tatimet Lezhe. Te lutem anonim. Diten e shtune me dt 6 korrik ishim ne monitorim ne shengjin afer portit gjithe diten. Biznesi ne fjal ka barka peshkimi restorant dhe magazine peshku. Mbasi nejtem gjithe diten ne monitorim dhe ky biznes nuk kishte as gje te rregullt dhe nuk deklaronte asgje ne kas fiskale. ishte per bllokim aktiviteti dhe gjobe te majme. Por pronari i biznesit ka lidhje ne shtet. Dhe ne na moren ne tel dhe u detyruam si legena te dalim jashtë. Kjo esht rilindja pra. te lutem anonim.