Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Na duhet fitorja…”, flet Mevlan Adili i Vllaznisë: Më vjen keq për Skënderbeun por…

ShkodraWeb 24 February, 2022
Mevlan-Adili

Në prag të ndeshjes së rradhës, që Vllaznia do të ketë ndaj Skënderbeut, e cila do të zhvillohet nesër në orën 16:45, së bashku me trajnerin e Vllaznisë, Thomas Brdariç, në konferencën për shtyp, është shfaqur edhe mbrojtësi Mevlan Adili, i cili ka analizuar këtë sfidë. Ai shprehet i bindur se fitorja do t’i takojë Vllaznisë në takimin e nesërm.

“Sa i përket ndeshjes së fundit ndaj Skënderbeut, nuk ishte aspak një shije e hidhur për mua, sepse ajo që di të bëj është të mbroj karakterin tim, nderin e familjes time dhe në qoftë se, është nevoja, prapë do ta bëj.

Duke parë tabelën e klasifikimit, mund të jetë një sfidë e vështirë, por unë nuk mendoj ashtu. Më vjen shumë keq për një ekip si Skënderbeu, i cili para disa viteve, bënte ligjin në Shqipëri dhe përfaqësoi shumë mirë Shqipërinë në Europë. Eshtë një diçka e keqe që të shohësh Skënderbeun në vendin e fundit, mirëpo dua ta theksoj se gjithë futbolli i sotëm varet nga financat.

Sa i përket ekipit të Skënderbeut, ka një ekip me djem të ri që çdo ndeshje duan ta tregojnë veten e tyre, mirëpo mendoj se ne do të shkojmë në Korçë me një përkushtim shumë më të madh dhe neve na nevojitet fitorja, sepse për ne ndeshja e nesërme do të jetë më shumë se një finale.

Normalisht, çdo futbollist që luan jashtë Shkodrës dhe është shkodran, gjithmonë ka dëshirë të shënojë kundër ekipit të vet. T’iu dëshmojë që ka gabuar ndokush, mirëpo sa i përket shkodranëve që luajnë me Skënderbeun, iu dëshiroj shëndet dhe të shënojnë prej ndeshjes së ardhshme, jo nesër.

Eshtë e vërtetë. Kemi kaluar shumë mirë me Dajan Shehin. Kam rrespekt të madh për Shehin, është një super futbollist, është një super djalë. Pa marrë parasysh si ndodhën gjërat dhe tani ai nuk është më te Vllaznia. Ai e ka rrespektin shumë të madh në Shkodër, gjithashtu edhe prej shokëve dhe i dëshiroj shëndet dhe suksese.

Me Partizanin si shkoi ndeshja, mendoj që filluam mjaft mirë. Dua ta theksoj se edhe te kartoni i kuq, dua ta përmend Hakajn, është një super djalë në rradhë të parë dhe një super futbollist, i cili ka kontribuar mjaft këtë vit dhe nuk duhet të ulë kokën. Ai duhet ta çojë kokën dhe duhet të kthehet shumë më i fortë, sepse na duhet.

Sa i përket barazimit, siç e thashë edhe më herët, është më shumë se një finale nesër dhe neve na duhet fitorja. Unë mendoj se nesër është dita e sulmuesve dhe mendoj se do të zhbllokohen sulmuesit tanë, gjë që e presim qysh kur. Unë mendoj se nesër ndaj Skënderbeut, është koha të shënojmë gola dhe besoj se nesër do të jetë dita e sulmuesve tanë.

Derisa na lejon matematika normalisht që duhet të besojmë për titullin kampion. Siç e kam thënë edhe më herët para ndeshjes së Europës me Sirokin, mrekullitë ekzistojnë, mrekullitë janë mes neve. Kështu që, derisa na lejon matematika, duhet të ëndërrojmë, mirëpo jo duke fjetur, por duhet të zgjohemi më herët që t’i arrijmë ëndrrat tona.

Padyshim që lindja e djalit tim është një festë familjare dhe gëzimi im personal. Ka ditë që edhe nuk e kam parë ndoshta, sepse futbolli nuk është vetëm një punë e thjeshtë. Futbolli është që edhe të largon nga njerëzit e tu më të dashur. Prej se ka lindur djali afro dy javë-tre javë, e kam parë vetëm një herë. E shoh vetëm nëpërmes kamerave dhe ky është futbolli kur them se është sakrificë.

Kur të tjerët, i kanë fëmijët në krah dhe flejnë me to, ne si futbollist mund t’i shohim vetëm përmes kamerave dhe dua t’iu them të gjithëve, që nuk është e lehtë të jesh një futbollist. Çdokush, mund të komentojë një futbollist, por nuk mund ta gjykojë. Liria e fjalës është e lirë, mirëpo dikush e ka fituar me gjak, me djersë, me mund dhe me sakrificë”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili. /Nga Maringlen ZHIVANI/

Post navigation

Previous: “Na duhet të fitojmë me Skënderbeun”, trajneri i Vllaznisë Brdariç: Nuk na intereson rezultati i Tirana- Laçi..
Next: VIDEO – IRSH organizon “Përballjen e Ofertave Politike” për Shkodrën, vetëm Bardh Spahia merr pjesë, mungojnë 2 kandidatët e tjerë

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.