Shkruan në Facebook kandidati i PS- së për kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Me biznesin e vogël pranë zonës së Urës së Mesit. Probleme të theksuara me mbetjet përreth Urës.
Mungesë e shërbimeve në sektorin e bujqësisë, mungesë uji në kanalet vaditëse në fshatin e Postrribës. Mungesë e ujit të pijshëm, në pothuaj të gjithë fshatrat e kësaj njësie administrative.
Këto janë çështjet që ata ngrenë, fatkeqësisht në këtë zonë dora e Bashkisë nuk ndjehet hiç. Jam i bindur që banorët e bashkisë Shkodër, kudo që ata jetojnë, e sidomos të fshatrave të mëdhenj pranë qytetit, duhet të kenë të njëjtin nivel shërbimesh, si brenda në qytet.
Na duhet “Bashkia në punë”, të ndërtojmë një institucion që bën punët e shtëpisë së tij mirë dhe shpejt dhe i përgjigjet në kohë nevojave që kanë qytetarët.