VIDEO – “Na del Soreca thotë po ndjekim paratë nga…”, Lefter Maliqi sulmon ambasadorin e BE: Ai është i kapur nga KÇK-ja

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi në interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj ka sulmuar ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca se është i kapur nga KÇK.


“Na del Soreca po ndjekim paratë thotë nga pas se aty ku para s’ka kr.i.m, aty ku ka qejf e pisllik s’ka kr.i.m, pra kështu po bëjnë këta, e lanë këtë vend të zhytur në mjerim”, tha Maliqi.

Në replikën e tij në Parlament, Maliqi tha se SPAK aq shumë i trumbetuar që qytetarët e prisnin të arrestonte zyrtarë të lartë, tani po mbushet me dosjet e Operacionit Forca e Ligjit për të tërhequr vëmendjen nga thelbi, tha deputeti.

Deklarata e plotë në Kuvend e Lefter Maliqit:

Na del Soreca po ndjekim paratë thotë nga pas se aty ku para s’ka kr.i.m, aty ku ka qejf e pisllik s’ka kr.i.m, pra kështu po bëjnë këta, e lanë këtë vend të zhytur në mjerim. Ku e keni policinë kr.i.minale? Jeni bërë si zjarrfikësja, shkoni në vendin e ngjarjes pasi është djegur cdo gjë. Ju ngeli autori në drejtim të paditur, shteti e kap leupurin me qerre, ku ka more të fortë me shtetin, jeni ju që i lini e hani e pini me këta të fortë, që të fitoni zgjedhjet. Nuk doni sistemin sic duhet e populli shqiptar po vuan e lëngon e po mbahen me lekët e vëllezërve e motrave.

Shqiptarët s’kanë siguri kur vijnë, po rrojnë me paratë e vëllezërve emigrantë. Na tregon përralla, na erdhi një i huaj tha, një zyrtar i lartë rrinte i mbyllur aty, që ta dëgjonte ambasadorja amerikane, ta dëgjonte ai Soreca që qeshte, se ai është i kapur nga KCK ai i BE, ne besojmë tek ambasadorja amerikane të jetë e drejtë sic ka dalë, të thotë realitetin sic është e të bëjë të pamundurën për Shqipërinë.

Ku e keni more SPAK? Populli e degjonte prej muajsh do vijë SPAK, do arrestojnë ministra, e deputetë, për 15 ditë s’pati asnjë aplikant, e mbytën po i cojnë SPAK-ut dosje që të mos merret me këta. Kemi besim tek ambasadorja amerikane se ky Soreca është i kapur nga KCK.

E ke kthyer policinë duke vendosur gjoba vend e pavend nëpër rrugica. Në 2005 Olldashi pa KCK ka vënë në pranga të gjitha bandat kriminale më të rrezikshme dhe pjessa më e madhe me burgim të përjethsëm gjysma e tyre ka dalë, po të dojë shteti, por këta e kanë mendjen për show, aktrime për të hedhur hi syve shqiptarëve e për të mbajtur nën presion këta kriminelë”.