“Na befasoi Skënderbeu që luan për mbijetesë”, Brdariç i shqetësuar në Korçë,1 fitore në 5 ndeshjet e fundit

Skënderbeu ka barazuar 1-1 në shtëpi me Vllazninë. Për korçarët kjo është një pikë shprese, teksa sërish ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit me 13 pikë pas 20 ndeshjeve. Vllaznia kryesuese nuk ia del në transfertë, ndërsa për shkodranët sot kishte katër mungesa.

Ndeshja e zhvilluar në mesditë ka parë një duel me dy fytyra, teksa në pjesën e parë kanë qenë korçarët që kanë dominuar takimin. Goli i Doëuona në minutën e 8 ka hapur ndeshjen, ndërsa do duhej barazimi i Dilaver nga pika e bardhë e penalltisë që secila skuadër të merrte nga 1 pikë. Me këtë rezultat, Vllaznia mban vendin e parë me 41 pikë.


Pas ndeshjes, për Gol pas Goli foli trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç:

“Ndeshje me dy fytyra? Jam i befasuar dhe nuk e kuptoj çfarë ndodhi në pjesën e parë. Skënderbeu ishte skuadër agresive. Ia thashe lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Nuk e di se çfarë ndodhi dhe nuk e shpjegoj dot pjesën e parë.

I kënaqur me Dilaver? Jam i kënaqur sepse shënoi gol që do I jap besim. Më shqetëson gjendja e skuadrës ndaj Skënderbeut që luan për mbijetesë. Kam shqetësime gjithashtu edhe për ndonjë lojtar që mund të mos ketë bërë mirë detyrat.

Pikë së pari duhet t’I japim freski skuadrës sepse ka një ngjeshje kalendari. Dilaver kishte presion sepse nuk shënonte ndaj e lamë në stol. Një pikë duhet të na kënaqë sepse ishte një ndeshje e vështirë dhe tifozët e di që kërkojnë çdo ndeshje fitore.


1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, shqetësim? Ne jemi në një pozicion të mirë, por situatat ndryshojnë. Të gjithë japin më shumë se 100 përqind me ne, si sot pjesën e parë. Ne duhet të përqëndrohemi në fushë. Nuk kemi mundësi për t’u rritur më shumë sepse jemi në maksimum. Gabime në pasime apo marrje topi nuk mund të bëjmë.

Gjykimi? Kanë një punë të vështirë. I kërkova arbitrit që të jetë më I vëmendshëm, teksa në dy raste më tha që nuk ishin penallti. Ne duhet të luajmë më mirë futboll”, tha Brdariç.

ShkodraWeb Channel

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel