Shkodra dhuroi muzikë dhe këngë të bukura në këtë Festival të mrekullueshëm me artistët e saj krijues, poetë dhe muzikantë që shkëlqyen me krijimtarinë e tyre brilante dhe me interpretimin virtuoz të këngëtarëve. ky festival i dedikohej këngës qytetare shkodrane, një prej traditave më të vyera të pasurisë tonë shpirtërore, ai nuk mundi të ishte vetëm se një eveniment periferik, ku artistët më në zë të këtij qyteti, dhe muzikës shqiptare në përgjithësi, arritën të sjellin historinë dhe të guxojnë në sprova.

Kjo përvojë që vjen në edicionin e saj të dytë, pas një mungimi 27-vjeçar, beri të mundur të gjallojë një magji e kahershme e muzikës dhe të kultivohet në një taban gjithnjë kërcënues ajo trashëgimi që mbetet guri më i shndritshëm në gjerdanin e muzikës popullore shqiptare. /starplus-tv.com/
ÇMIMET:
Çmim inkurajues nga juria për këngëtaren Artemisa Mithi, e cila interpretoi këngën “Lulja e dashtun”, me muzikë të Enis Mullait, tekst të Kristjan Gajtanit dhe orkestrim të Enis Mullait.
Çmimi i tretë:
“Një dashuri troket”
Muzika: Oleg Gjerga
Teksti: Alfred Çapaliku
Orkestroi: Roland Guli
Këndon: Blerta Cina, shoqëron grupi “Karajfilat që ka Shkodra”
Çmimi i dytë:
“Vajza shkodrane”
Muzika: Enrik Çefa
Teksti: Denisa Domnori
Orkestroi: Enis Mullai
Këndon: Lidia Lufi
Çmimi i parë:
“Me ty u rrit kanga shkodrane”
Muzika: Edmond Zhulali
Teksti: Agim Doçi
Orkestroi: Edmond Zhulali
Këndon: Myfarete Laze