Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mustafa Nano i quajti protestuesit idiotë, Gjekmarkaj i përgjigjet: Unë nesër jam me Bashën

ShkodraWeb 4 April, 2018
gjekmarkaj-300x198

Nga Agron GJEKMARKAJ

Protesta e Kukësit ka zgjuar një vetëdije qytetare e cila dukej e fjetur ose në gjumë të thellë! Qeveria i ka shkëputur lidhjet me realitetin qysh pas fitores së Qershorit. Ajo po na teston vazhdimisht duke vënë në provë aftësinë shoqërore për të mbrojtur liritë e saj. Nganjëherë të krijon përshtypjen se është qeveri pushtimi dhe jo e zgjedhur në mënyrë demokratike. Si asnjë tjetër po shfaq ëndje për të nëpërkëmbur shtetasit e këtij vendi.

Vullneti i tyre i duket një shaka. Në pallatin e qeverisë merren vendimet sikur ata jetojnë në planetin mars. Këtu bizneset falimentojnë, papunësia rritet, njerëzit ikin nga sytë këmbët në një hemorragji sfilitëse, korrupsioni dhe krimi bëjnë kredinë dhe bashkë me to shtohet arroganca dhe fjalimet mediokre te ministrave. Madje edhe fjalimeve të Ramës meqenëse u mungon e vërteta po ju bie cilësia.

Kryeministri vë taksa për shtëpinë e vetme, për pusin në oborr, për rrugën ku kalojmë, për ajrin që thithim, për buzëqeshjet e tepërta, për ëndrrat dhe gjumin, për çfarë ti teket duke na kërcënuar, përqeshur e tallur. Kuksianët reaguan të çmeritur, te habitur , te rraskapitur por me gjasë prit i thanë vetes, zotëria na ka vënë me shpatulla për muri dhe përtej murit s’ka më asgjë. Mënyra sesi Qeveria dhe Ministri Xhafa i cili është me origjinë nga zona e parë operative, ish hetues i komunizmit dërguan natën furgonët e panumërt të policisë për të shtruar Kukësin të kujton kalimin e divizionit të parë sulmues mbi Shkumbin për të shtypur reaksionin ne veri.

Aso kohe reaksionaret ishin në anën e lirisë dhe kundër tiranisë. Historia ju dha të drejtë atyre dhe jo drejtuesve terroriste të divizionit të cilët na bënë të skuqemi nga turpi, plagët e dhimbjet që na lanë trashëgim. Sot pikërisht ata, Kuksianët, te cilët mediat pro qeverisë dhe zërat pro saj po i tallin deri për të folurën dhe standardet qytetërimore janë në anën e lirisë. Kjo nuk është patetike. Është një e vërtetë që do sy të guximshëm për ta parë. Policia, prokuroria dhe gjykata po ju binden urdhrave politike. Nënshtrimi është doktrina e mandatit te dyte.

Ata i grabiten kuksianët në shtëpitë e tyre dhe nëpër natë i sollën në Tiranë. Sot i gjykuan po politikisht ! Për çfarë i gjykuan për një gjë të thjeshtë se nuk pranuan të dhunoheshin nga qeveria dhe klientët e saj koncensionarë?! Miku im Mustafa Nano shkruante sot se janë idiotë ata që mendojnë se pushteti merret me dhunë. Po i dashur Mustafa ashtu mendoj edhe unë.

Do të ishte idiotësi dhe poshtërsi marrja e pushtetit me dhunë. Por do të ishin po kaq idiotë, po kaq e shpirtvdekur, teveqelë e kopukër,  qytetarët nëse përballë dhunës së qeverisë, arrogancës së saj , kullave, koncesioneve, inceritorve, pasurimit te pandershëm të klientëve të politikës, hajdutërisë dhe kanabisit, buzëqeshjeve të letyrta të njerëzve që para se të hynin në politikë i kishin xhepat e grisur, të rrinë para televizionit duke mërmëritur. Retorika e ministrave nuk ta fyen inteligjencën o Mustafa? Ma kurse krahasimin se çfarë ka opozita. E di sa ti e në mos më mirë.

Sot një deputet i PD-së u gjakos nga dhuna. Të tjerët me zor u lanë të asistonin në një seancë gjyqi sikur të ishte sekret shtetëror. Gjithë sa ndodh synon të japë një mesazh, atë që çdo kush që ngre krye do të goditet jo nga forca e ligjit por nga ligji i forcës. Kjo është spiralja më errët ky ka hyrë qeveria e Edi Ramës. “Alpinet” u ngritën por sot edhe ballshiotët, nesër edhe kategoritë e tjera sociale mund ta bëjnë provën e dinjitetit. Opozita e tejkaloi kompleksin e vet dhe u vu pak vonë por më mirë vonë se kurrë në krye të kësaj lëvizjeje. Ajo ka shpallur një proteste për të enjten. Nëse nuk do të isha pedagog dhe nuk do të kisha detyrim e mësimdhënies nesër do të isha në krah të Lulzim Bashës pa ju hequr një presje qëndrimeve të mia ndaj tij. Vetëm nesër gabimet e Bashës fshihen. Të gjithë ata që fyhen nga metodat fashiste duhet të jenë me të së paku nesër.

Pasnesër le ta shajnë përsëri. Përpjekja kundër arrogancës duhet mbështetur përndryshe zot shtëpie do kemi Kryeministrin dhe jo veten tonë. Në çdo oborr do kemi një kullë, në çdo rrugë do paguajmë haraç, në çdo zyrë do rrimë kokulur si skllevër të rendit demokratik me emrin tingëllues Rilindja. Po vazhdoi kështu nuk do festojmë më ditë Pavarësie e ditë vere, as Pashkë e Bajram, por ditëlindjen e Arben Ahmetajt, Damjan Gjiknurit, Ogerta Manastitliut etj. Sot kuksianët janë heronjtë e mi, nesër jam me Lulzim Bashën për balancë demokratike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOSBINDJA CIVILE/ Kryebashkiakja Ademi ka një thirrje për bashkëqytetarët: Nesër është rradha jonë…
Artikull pasardhës: Kastriot Dervishi – Xhufit: Përsheshaxhi, atje ku i dhemb partisë i dhemb edhe atij…

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.