“Mungon tmerrësisht shumë…edhe për ata që nuk e deshën…”, Patozi kujton mikun Olldashi në 6 vjetorin e largimit…

Kur sot shënohen gjashtë vite nga ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD-së Sokol Olldashit, i cili humbi jetën në një aksident fatal, miku i tij Astriti Patozi e ka përkujtuar në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto ku shfaqen të dy duke biseduar në Kuvend, Patozi shkruan se Olldashi i mungon tmerrësisht.

“Mungon tmerrësisht shumë…madje edhe për ata që nuk e deshën…”, thuhet në postimin e tij.

Ish-deputeti Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal