Mungesa e Ramës në Kuvend, PD kërkon ndërprerjen e seancës plenare, kryetarja Nikolla tregon arsyen e mungesës

Është ndërprerë për 15 minuta seanca e Kuvendit, pasi kreu i PD-së Lulzim Basha refuzoi të marrë fjalën pa praninë në sallë të kryeministrit Rama.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije se mungesa e Edi Ramës në seancë lidhet me një arsye të rëndësishme pune, ndërsa u komunikoi deputetëve se kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në orën 17:00.

“Më njoftojnë nga zyra e Kryeministrit Edi Rama mungesa e tij lidhet për arsye shumë të rëndësishme pune. Kryeministri do të jetë i pranishëm në seancë në orën 17:00”, tha Nikolla.

Diskutime

Rushaj: Në këto rrethana ne si grup parlamentar duhet të mblidhemi dhe të marrim një vendim kështu që kërkojmë që të ndërpritet seanca, të na jepet mundësia për tu mbledhur si grup parlamentar për të marr një vendim.

Nikolla: Sa kohë kërkoni?

ShkodraWeb Channel

Rushaj: 47 minuta.

Nikolla: Bëjmë një pushim 15 minuta dhe rikthehemi në seancë.

ShkodraWeb Channel

Open

Close