Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Mundësi e mirë për të marrë fitoren dhe 3 pikët”, gardiani i portës së Vllaznisë Zogoviç flet para sfidës me Egnatian

ShkodraWeb 20 January, 2022
zogovic para egnatias

Ditën e sotme, në konferencën për shtyp, në krah të trajnerit Thomas Brdariç, në prag të ndeshjes ndaj Egnatias, ishte edhe portieri Bojan Zogoviç. Ky i fundit u shpreh se kuqeblutë kanë një grup shumë të mirë dhe mund të ia dalin që në fund të arrijnë synimet e tyre.

“Sinqerisht që, është për të ardhur keq që nuk morëm pikë në përballjen javën e shkuar ndaj Tiranës, sepse ishte një nga paraqitjet më të mira që ne kemi bërë. Të gjithë punuam mirë në ndeshjen e fundit dhe e vetmja gjë që mungoi ishte goli, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe do të na shpërblehet mundi që ne bëjmë”,-thotë ai.

I pyetur për konkurrencën në portë, ku veç tij, është edhe portieri tjetër, Kristi Qarri, gardiani malazez, shprehet se Qarri është një portier që do të ketë një të ardhme të ndritur përpara.

“E falenderoj Kristin për paraqitjen që bëri kundër Kukësit, kur unë nuk isha. Ai është një djalë që ka talent e të ardhme, dhe do të bëjë shumë mirë në të ardhmen”-thekson 32-vjeçari.

Zogoviç flet edhe për ndeshjen e nesërme ndaj Egnatias, teksa thotë se kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër.

“Ne jemi në ndjekje të vendeve të para dhe në qoftë se synimi jonë është që për t’u ngritur sa më lart që të jetë e mundur, ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Duhet të jemi shumë të disiplinuar dhe sigurisht është kohë e gjatë deri në fund të kampionatit, por nesër është një mundësi e mirë për të marrë fitoren dhe për të marrë 3-pikëshin gjithashtu.

Në përgjithësi, kemi merituar më shumë nga takimet tona për të marrë më shumë pikë, por realiteti është kështu që jemi në vendin ku jemi aktualisht. Eshtë ajo që thamë më parë, duhet të përqëndrohemi në të tashmen, në paraqitjet që ne do të bëjmë dhe pastaj kemi kohë për të menduar edhe për të ardhmen, ku do të jemi në renditje dhe të gjitha gjërat me rradhë”,-shprehet malazezi.

Në fund, Zogoviç pyetet edhe nëse e shikon ekipin më pretendent për titullin, në ndryshim nga sezoni i kaluar.

“Sigurisht që ka lojtarë që kanë ikur nga sezoni i shkuar dhe kemi marrë lojtarë të tjerë cilësorë që kanë bërë përformanca të mira. Kur bëmë analizën e ndeshjes me Tiranën, vumë re që gjithashtu edhe ne, ishim në gjendje të përballemi me ta.

Ndoshta të luajmë edhe më mirë se sa ata dhe do na duhet që ta gjuajmë topin në portë dhe ta çojmë në rrjetë. Më pas, në qoftë se do të vazhdojmë kështu, do të marrim edhe fitoret dhe do të arrijmë synimet tona”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç. /Nga Maringlen ZHIVANI/


ShkodraWebCheck

Post navigation

Previous: VIDEO – “Do përpiqemi ti shkaktojmë humbjen e radhës Egnatias”, Brdariç: Nuk nënvlerësojmë asnjë ekip…
Next: RAPORTI – 2,383 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid- 19 në Shqipëri…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.