Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Mund të fitojnë ndaj Partizanit, në Laç luajmë gjithçka për gjithçka”, Martini i jep zemër Vllaznisë…

ShkodraWeb 20 May, 2021
martini edi pankine

Humbja kundër Partizanit jo vetëm që i zbriti nga froni por hoqi mundësinë Teutës të kishte kontroll të plotë mbi fatet e titullit kampion. Ajo ishte një disfatë që i ka dhënë një goditje të madhe në aspektin psikologjik pasi sipas Edi Martinit nuk meritonin të dilnin pa pikë. Në të njëjtën situatë që ndodhej Partizani një javë më parë, në të njëjtat kushte shkon edhe Teuta në transfertë përballë Laçit, një ndeshje ku do të luajnë gjithçka për gjithçka për të dalë me pikë të plota:

“Normalisht që pas asaj humbje me Partizanin, skuadra s’ka qenë mirë në aspektin psikologjik. Por unë them që ne nuk meritonim ta humbnim atë ndeshje, djemtë deri në momentin që pësuam kanë bërë ndeshjen më të mirë të sezonit, por goli na penalizoi, na këputi këmbët dhe i dha zemër Partizanit që arriti të fitonte. Situata është njësoj siç e kishte Partizani detyrim të fitonte ndeshjes ndaj Teutës. Ata luajtën gjithçka për gjithçka, ashtu jemi dhe ne për këtë ndeshje.

Jemi në lojë dhe do luftojmë deri në fund. Pengu më i madh është humbja që pësuam, sepse po luanim mirë po kontrollonim lojën. Kishim raste shënimi dhe pësuam një gol që nuk duhet ta pësonim, ia dhuruam vetë pas një gabimi tonë, ky është pengu më i madh. Është një vit që ekipi ka bërë mjaft mirë në pjesën më dërrmuese të kohës, kështu që humbja është ajo që më shqetëson më tepër.

Shpresat janë shumë herë më të mëdha pasi Partizani ka dhe dy ndeshje, njërën më të vështirë se tjetrën. Luan këtë javë më Vllazninë dhe javës tjetër në Ballsh, kështu që është e detyruar të marrë dy fitore. Në do shohim punën tonë, të fitojmë në Laç, të bëjmë më të mirën, të marrim tri pikët dhe të shkojmë deri në javën e fundit të kampionati.

Ky kampionat është bërë i pabesueshëm, nuk e di në çdo moment se si mund të shkojë ndeshja. Nëse do fitojë ose do barazojë Vllaznia, ky kampionat futet në një rrjedhë që do zgjidhet në ditën e fundit. Teuta është barazim me Laçin deri më tani. Në dy ndeshjet në Durrës ne kemi bërë lojë mjaft të mirë, ndërsa në Laç kemi luajtur më mirë se kundërshtari. Gjithsesi, kjo është një ndeshje që duhet luajtur dhe fituar. Ne do hymë në fushë me mendimin për ta fituar ndeshjen, pastaj do shohim çfarë sjell fusha lojës.

Unë nuk e di se si e ka thënë presidenti i Laçit, atë bisedë. Në do bëjmë punën tonë, unë e di që duke njohur presidentin e Laçit është një deklaratë më shumë thumbuese sesa deklaratë reale. Do jetë një ndeshje e luftuar dhe shpresoj të fitojmë ne.

Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, asnjëherë Partizani s’e ka pasur të lehtë më Vllazninë, si në Shkodër si në Tiranë. Mendoj që ka mundësi ta fitojë ndeshjen dhe të futet në garë për titullin kampion dhe vetë Vllaznia, e shoh një ndeshje të luftuar.

Çuditem me deklaratën e Gurishtës, pasi unë kam shumë mesazhe në telefonin tim që nëse nuk e merr Vllaznia, të gjithë në Shkodër janë me Teutën. Gurishta ka qenë pjesë e Vllazninë dy vite më parë kur Partizani lëshoi një ndeshje ndaj Kamzës, kështu që shkodranët nuk ia falin kaq lehtë Partizanit”, tha Martini.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT – Grupimi “Për PD- në” zyrtarizon kandidatët, ja kush do ti vihet përballë Lulzim Bashës…
Artikull pasardhës: Gjykata e Posaçme jep vendimin, ish- Prokurori i Përgjithshëm shpallet fajtor e dënohet me burg…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.