ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Muharrem Ahmeti ka ndërruar jetë…”, sot miqtë përgenjeshtrojnë lajmin: Është gjallë por rëndë në spital…

Ditën e djeshme u përhap lajmi që këngëtari i njohur i muzikës tallava Muharrem Ahmeti kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Por menjëherë sot ka reaguar në ‘Facebook’ muzikanti dhe miku i ngushtë i Ahmetit, Kristian Xhaferaj. Ai përmes një postimi ka përgenjeshtruar lajmin, duke konfirmuar që Muharrem Ahmeti është në gjendje të rëndë në spital por është ende gjallë.

“Pëshëndetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, shkruan Xhaferaj.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.