MREKULLIA/ Nga rrenojat e termetit nxirren te gjalle 52 persona

Forcat e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuarit nga tërmeti i fuqishëm në Meksiko, ku humbën jetën mbi 200 persona. Zjarrfikësit, policia, ushtarët dhe vullnetarët ende po kërkojnë në rrënojat e 40 ndërtesave që janë shkatërruar në kryeqytetin Meksikan.
Kryetari i Meksikos, Miguel Ancer Mancera, tha se po vazhdojmë të kërkojmë për njerëz, ndërsa 52 persona janë gjetur të gjallë në rrënojat e dy ndërtesave, raporton AFP. Shumë njerëz kanë kaluar natën në sheshe dhe tenda, në pamundësi për t´u kthyer në shtëpitë e tyre. Tërmeti me intensitet prej 7.1 shkallës ka goditur Meksikën në përvjetorin e tërmetit të madh që pati lënë mijëra të vdekur.