Kozeta Jana, me një ekspertizë të gjerë në zhvillimin e biznesit, financat dhe planifikimin ekonomik rural, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme prej më shumë se 15 vitesh në sektorë të ndryshëm, përfshirë institucionet publike dhe private. Ajo është trajnere biznesi, këshilluese dhe facilitatore me përvojë të pasur, duke u fokusuar veçanërisht në fuqizimin e bizneseve në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe fusha të tjera, në nivele lokale dhe ndërkombëtare.
Formimi i saj akademik është i konsoliduar dhe përfshin një Master Ekzekutiv për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik të Territoreve Rurale nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, një Master Shkencor në Financë dhe Bankë nga Universiteti Aleksandër Moisiu, si dhe një Diplomë Bachelor në Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Gjithashtu, ajo ka përfunduar një program studimi CEEPUS në financë pranë Universitetit Corvinus të Budapestit. Përveç kësaj, Kozeta ka një përvojë të pasur në mësimdhënie në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ku ka shërbyer si asistente pedagoge.
Si trajnere e licencuar ndërkombëtarisht për metodologjinë CEFE (Competency-based Economies through Formation of Enterprise), Kozeta ka perfeksionuar aftësitë e saj për të krijuar qasje efektive në të nxënit, për të lehtësuar mësimin pjesëmarrës dhe për të ofruar trajnime të personalizuara për biznese në faza të ndryshme të zhvillimit. Puna e saj me organizata ndërkombëtare si GIZ, BERZH, COSV dhe Swisscontact Albania ka qenë e përqendruar në zhvillimin e biznesit, menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik.
Në punën e saj spikasin aftësitë për të koordinuar dhe zbatuar projekte, për të ofruar asistencë teknike në analiza dhe raporte financiare, si dhe për të trajnuar sipërmarrësit që të arrijnë suksesin. Një nga projektet e saj më të rëndësishme është roli si Trajnere Biznesi dhe Këshilluese në programin ProSEED të GIZ-it, ku mbështeti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të prekura nga pandemia COVID-19, duke lehtësuar planet e ndryshimit për bizneset në sektorët agro turizëm.
Ekspertiza e saj në nxitjen e ideve dhe strategjive inovative shfaqet gjithashtu në rolin e saj si Eksperte Sipërmarrjeje për COSV Albania, ku mbështet bizneset në sektorin e turizmit përmes planeve të personalizuara të veprimit dhe mjeteve të ndryshme të zhvillimit. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Fakuktetit Ekonomik të UNISHK/