Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të ndikimit të një qendre me presion të ulët me origjinë veriore, shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme të cilat deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 600-700 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e veriperëndimit reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore.
Mjegull e dendur/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore dhe relievet e larta malore era me shpejtësi 14-20 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: