
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të mëngjesit, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit, ndërsa më pas pritet të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-5m/s, ndërsa në bregdet e lugina, hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 5-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: