
Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin tonë do të sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku anomalia më e theksuar pritet të jetë në qarkun e Elbasanit dhe Beratit me rreth 7- 8 gradë mbi temperaturat mesatare normale të gushtit.
Territori shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët. Ndërsa në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta të vranësirave kryesisht në zonat malore përgjaatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mestare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.






