Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: