Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kryesisht pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Reshjet parashikohen me intensitet të ulët gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gradualisht parashikohet që reshjet e shiut të humbasin intensitet.
Reshjet e dëborës do të vijojnë deri në orët e pasdites me intensitet të ulët në relievet malore në veri-lindje dhe jug në lartësitë mbi 800-metër. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 12-16m/s dhe e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Parashikohet po ashtu mjegull e dendur/mjegullinë/shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit/mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut e dëborës. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore, kryesisht në veri.
Temperaturat parashikohen: