
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare të cilat në relievet malore në lindje hera-herës do të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites në relievet malore në lindje reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në mënyrë të izoluar këto reshje në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri në 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: