
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malorë në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e jug. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 19 / 31°C
Në vendet e ulëta: 17 / 32°C
Në zonat malore: 14 / 26°C
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.




