
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për ditën e diel do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës ndërsa në orët e vona të mbrëmjes vranësirat vijnë në shtim.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim–juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: