
Ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në relievet malore në lindje, mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët. Mjegull e dendur dhe shikim i reduktuar pritet përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.






