
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar parashikohet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet me intensitet mesatar e hera herës deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Më pas pritet reshjet e herëpashershme të kenë rënie të intensitetit e nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite, reshjet pritet të fitojnë intensitet e të bëhen të vazhdueshëm, ku në jug reshjet fitojnë intensitet deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet malore që në orët e para të 24- orëshit. Nga orët e mesditës reshjet e borës pritet të jenë prezente në lartësitë mbi 400-700metër si dhe të fitojnë intensitet deri në mesatar.
Parashilohet mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut e borës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi e të bëhet e vrullshme e problematike 30m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6ballë.
Temperaturat parashikohen: