Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu në mesditë në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 17/30°C
Zona e ulët 17/34°C
Zona bregdetare 20/32 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari