MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 6 prill 2022…

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore , ndërsa në jug – Juglindje do të ketë vranvsira dhe mjegull në pjesën e parë të ditës. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të jenë në shtim në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug -Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore       3/18°C
Zona e ulët          5/25°C
Zona bregdetare  8/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari