MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 6 korrik 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi pasdite në veri , veri lindje dhe Juglindje .

Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.


Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/33°C
Zona e ulët          18/37°C
Zona bregdetare  20/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari