MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 4 maj 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mesditë duke e pasuar nga reshje dhe stuhi lokale . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 6/18°C
Zona e ulët 7/23°C
Zona bregdetare 10/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari