MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 27 korrik 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri ku do të kemi reshje shiu dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore      18/33°C
Zona e ulët         18/36°C
Zona bregdetare  22/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari