MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 20 prill 2022…

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore. Zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë si më poshtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore       3/14°C
Zona e ulët          4/18°C
Zona bregdetare  10/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari