MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e sotme, e shtunë, 3 shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime në bregdet, dhe vranësira mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 15/28°C
Zona e ulët 17/32°C
Zona bregdetare 20/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari