Moti për ditën e sotme, e premte 30 tetor 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të izoluara shiu në Jug. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/16°C
Zonat e ulëta 11/21°C
Zonat bregdetare 13/21°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/