MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e sotme, e premte 15 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 13/31°C
Zona e ulët 13/35°C
Zona bregdetare 18/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari