Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu në juglindje dhe mjegull në verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/12°C
Zona e ulët 8/18°C
Zona bregdetare 12/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari