MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e sotme, e hënë 19 shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 6/21°C
Zona e ulët 7/26°C
Zona bregdetare 12/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari