Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore dhe reshje të pakta shiu pasdite në zonën veriperëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,3 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 9/21°C
Zona e ulët 11/26°C
Zona bregdetare 13/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari